Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali në Ministrinë e Arsimit: 90 milionë për bileta avioni

Shpërdorime pa asnjë kriter dhe pa asnjë kontroll të parave të taksapaguesve shqiptarë

Skandali në Ministrinë e Arsimit: 90 milionë për bileta avioni

 

 

 

Skandalet në dikasteret më të larta të qeverisjes së “Rilindjes” nuk kanë të sosur. “Telegraf”, mëse një here, ka denoncuar shpërdorimin që bëhet me fondet publike apo taksat e shqiptarëve ku ministrat janë vënë në garë me njeri-tjetrin për rikonstruktim mjedisesh, për mobilim zyrash dhe si gjithmonë për të udhëtuar jashtë shtetit. Rasti më i freskët është ai i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që ka prokuruar jo pak, por rreth 9 114 000 (nëntë milionë e njëqind e katërmbëdhjetëmijë) lekë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2016 dhe për krejt vitin pasardhës 2017. Natyrisht problemi nuk është te shpërdorimi pa fre që bëjnë një pjesë e mirë e diaksterve qendrore (minsitritë), por te heshtja e institucioneve të kontrollit, te farsa e telefonave ku gjoja denoncohet korrupsioni, te struktura të drejtësisë dhe te qendrimi indiferent i opozitës.

 

 

Njoftimi i plotë në buletinin e prokurimeve publike, nr 23, datë 13.6.2016

 

Ministria e Arsimit dhe Sportit.

  1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor.

Emri:  Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Adresa: Rruga e Durrësit, Nr 23 Tiranë, Tel/ 04 225457, Fax 04 232002.

Tel/Fax Tel/ 04 225457, Fax 04 232002.

  1. Lloji i procedurës së prokurimit: Procedurë e hapur, me marrëveshje kuadër (me disa operatorë ekonomikë ku jo të gjitha kushtet janë të përcaktuara), duke përdorur sistemin elektronik.
  2. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: Bileta të Transportit Ajror Ndërkombëtar, për vitet 2016-2017”.
  3. Fondi limit: 9 114 000 (nëntë milionë e njëqind e katërmbëdhjetëmijë) lekë.
  4. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: derinë fund tëvitit 2017.

6- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 30/06/2016 ora: 11:00, vendi: Në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik: www.app.gov.al.

7- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 30/06/2016 ora: 11:00.

 

Please follow and like us: