Albspirit

Media/News/Publishing

Uellsi shkatërron Rusinë dhe merr kreun e grupit, zhgënjen Anglia

 

Uellsi shkatërron Rusinë dhe merr kreun e grupit, zhgënjen Anglia

Rusia është e eliminuara e radhës nga Euro 2016 pasi është mundur 0-3 nga Uellsi i Gareth Bale, kombëtare e cila përfundimisht është renditur në vendin e parë në këtë grup, ndërsa menjëherë pas saj Anglia, që mori vetëm një barazim pa gola me Sllovakinë që përfundoi e treta. Përveç një barazimi 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Anglisë, ku europian mund të cilësohet si një zhgënjim total për Rusisë që përfundon e fundit në këtë grup me 1 pikë, ndërsa ka arritur të shënojë 2 gola e ka pësuar 6 të tillë. Taylor e Teylor ishin autorët e dy golave të shënuar në pjesën e parë për Uellsin, ndërsa Bale e vulosi në pjesën e dytë rezultatin në 3-0.  Edhe pse arriti të kualifikohet, Anglia nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola ndaj Sllovakisë, e për pasojë ka përfunduar në vendin e dytë në grup. Sllovakia me pikën e marrë ndaj Anglisë tashmë mund të quhet e kualifikuar edhe pse renditet në vendin e tretë. Ndërsa për kombëtaren shqiptare mbeten më pak shanse tashmë për t’u kualifikuar pasi Sllovakia e vendit të tretë në grupin B ka shkuar në kuotën e 4 pikëve. 

Please follow and like us: