Zbulohet njëra nga grupet më të mëdha vahabiste
Shërbimi iranian shtetëror i inteligjencës tha se ka shkatërruar një komplot të madh të xhihadistëve që kishin planifikuar në sulmet me bomba në Teheran dhe në pjesë tjera të vendit.
“Është zbuluar dhe shkatërruar njëri nga komplotet më të mëdha vahabiste”, transmeton agjencia IRNA e Iranit.
“Një seri sulmesh me bomba që janë planifikuar brenda Iranit është penguar, terroristë janë arrestuar ndërsa bombat janë konfiskuar”, thuhet në deklaratë.
Sekretari i lartë i Sigurisë Kombëtare Ali Samhan i ka thënë agjencisë IRNA se janë planifikuar sulme përfshirë edhe sulme vetëvrasëse në Teheran.
Please follow and like us: