Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori francez në Tiranë: Euro 2016 ndryshoi imazhin e Shqipërisë 

 

20150521032508_art

Ambasadori i Francës në vendin tonë, Bernard Fitoussi u shpreh Kampionati Europian 2016 ndryshoi imazhin e Shqipërisë nëpër botë. Sipas tij, ky imazh ka ndryshuar në dy drejtime, atë të tifozërisë të cilën e cilësoi fantastike dhe të ekipit të Kombëtares.

“Francezët kanë ngelur shumë të surprizuar nga tifozëria shqiptare. Ishte shumë e ndryshme nga ajo se çfarë pamë disa ditë më parë. Të gjithë kanë parë tifozët shqiptar duke vallëzuar në rrugët e Marsejës.

Imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar në dy drejtime. E para ju jeni tifozëri fantastike dhe e dyta keni një ekip të mrekulleshëm”, tha Fitoussi.

Këto deklarata, Fitoussi i bëri nga Berati ku merrte pjesë në prezantimin e projektit “Integrimi i gruas në tregun e punës”.

Please follow and like us: