Albspirit

Media/News/Publishing

Biden kritikon qëndrimet anti-myslimane të Trumpit


Nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se politikat e kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, janë të dëmshme. “Një pjesë e retorikës që dëgjoj, tingëllon si e dizajnuar për të radikalizuar të 1.4 miliard myslimanët e botës”, ka thënë Biden. Më 19 qershor, Trump ka shkuar përtej thirrjeve të tij të mëparshme për të ndaluar përkohësisht hyrjen e myslimanëve në SHBA. Në vend të kësaj, Trump ka thënë se SHBA duhet të bëjë profilin e myslimanëve që tashmë ndodhen në vend. Me politika të frikës dhe jotolerancës “vihet në pikëpyetje statusi i Amerikës si demokracia më e madhe në historinë e botës”, ka thënë Biden. Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen këtë nëntor. Trump pritet të përballet me kandidaten demokrate, Hillary Clinton.

Please follow and like us: