Albspirit

Media/News/Publishing

Britania në prag të referendumit për anëtarësim në BE


Dy ditë para se referendumi të vëndosë mbi të ardhmen e Britanisë, nuk është e qartë nëse shumica e votuesve do të mbështesin qendrimin në Bashkimin Evropian apo largimin nga blloku. Vrasja javën e kaluar e një ligjvënësje britanike që mbështeste qendrimin në bllokun 28 vendësh, duket se ka nxitur disa votues të ndryshojnë qendrimin.

Ligjvënësit britanikë u kthyen nga pushimet të hënën për të nderuar ligjvënësen e Partisë Laburiste Jo Cox, vrasja e së cilës duket se kishte motive politike. Kryeministri David Cameron citoi fjalë të zonjës Cox gjatë apelit për unitet.

“Për të kujtuar Jo, të përsërisim të vërtetën që tha ajo në Parlament dhe e di që do të citohet disa herë sot: ‘Ne jemi më të bashkuar dhe kemi më shumë gjëra të përbashkëta se sa gjëra që na ndajnë’.”

Britania duket të jetë e ndarë në mes lidhur me anëtarësinë në BE sikurse edhe politikanët. Kryeministri ka argumentuar me pasion kundër largimit, por disa nga miqtë e tij kornservatorë thonë se vendi ka humbur shumë sovranitet tek Brukseli. Boris Johnson është ligjvënës koservator në parlamentin britanik.

“Kjo nuk egziston askund tjetër në botë në këtë lloj eksperimenti për ngjitjen e shteteve sëbashku për të krijuar një supershtet, Shtetet e Bashkuaa të Evropës. Është jodemokratike.”

Shumë britanikë hedhin poshtë rregullat e BE për imigracionin nën drojen se do të bëhen barrë e sistemit. Por largimi nga blloku do të kishte pasoja më të rënda ekonomike. Mark Mobius është specialist i financave me Tempelton Markets në Hong Kong.

“Ndikimi do të ishte negativ sepse Britania në Evropë nënkupton një bllok tregtar. Është më lehtë për importin dhe eksportin si dhe shtrirjet e tjera. Largimi do të ishte një bilanc negativ.”

Administrata amerikane ka shprehur mbështetje për qëndrimin e Britanisë në BE, por Shtëpia e Bardhë tha të henën se vendimi i takon popullit britanik. Josh Earnest është zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

“Britanikët do të vendosin për atë që besojnë se është në interesin e tyre më të mirë për vendin, por presidenti e ka bërë të qartë se çfarë është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara. Duke patur parasyshë marrëdhëniet speciale mes dy vendeve tona, ne besojmë se kjo ka rëndësi.”

Anketat e fundit tregojnë se prirja për largimin nga blloku ka rënë që nga vrasja e ligjvënëses Cox të enjten. Por shumë votues ende mbeten të pavëndosur.

Please follow and like us: