Albspirit

Media/News/Publishing

DALIN DETAJE TE TJERA/ Anjeza Shabani e dhunoi për dy orë 3-vjeçarin në kopsht

Kanë dalë detaje të tjera lidhur me skandalin e dhunimit të fëmijës trevjeçar në kopshtin privat “Diren”, nga ana e drejtoreshës Anjeza Shabani.

Burime të “Panoramës” brenda televizionit që siguroi pamjet, thonë se edukatorja­pronare e kopshtit, Anjeza Shabani e ka dhunuar për dy orë rresht fëmijën trevjeçar. Nuk bëhet fjalë vetëm për dhunë fizike, por edhe psikologjike. Kamera e fshehtë ka xhiruar për më shumë se gjashtë orë në kopshtin në fjalë, ndërsa nga këto 6 orë regjistrime dy orë ishin të mbushura me dhunë verbale, psikologjike dhe fizike.

Shabani është arrestuar menjëherë pas publikimit të videos në televizion dhe pritet të marrë dënim deri në 20 vite burg.

Please follow and like us: