Dalin fotot e para nga zyrat e reja të gjigantit të teknologjisë Google
Imazhet e para të selisë së re të Google kanë dalë në mediat britanike. Më shumë se 800 punonjës janë zhvendosur në bazën e re të gjigantit të teknologjisë në Londër, e cila përfshin dhoma gjumi, dhoma të shumta me divane si dhe ushqim falas.
Ndërtesa 11 katesh në sheshin 6 ‘Pancras Square’ përfshin ambiente të posaçme që mundëson takimet midis koleve për biseda bashkëpunimi, ndërsa nuk mungon as restoranti dhe kafenetë. Kompania ka edhe një palestër prej 90 metrash.
Zyrat e brendshme janë të mobiluara në mënyrë luksoze me një vlerë prej 5. 500 paund secila, ndërsa mobiljet janë blerë tek kompania zvicerane Vitra me çmim mestar prej 17,000 paund.
Google është një nga disa korporatat multinacionale, e cila është kritikuar jo pak në Evropë për pagimin e ulët të taksave, teksa marrëveshjet e saj financiare janë shpesh komplekse.
Kompania ka paguar në Britaninë e Madhe 130 milionë paund taksa të prapambetura, pas reagimeve të shumta atje.