Albspirit

Media/News/Publishing

DËSHMITË/ Edukatoret e kopshtit dhe prindërit “fundosin” Anjeza Shabanin

Edukatorët e kopshtit ku mbrëmë u denoncua nga emisioni STOP dhuna ndaj një fëmije 3-vjeçar, kanë pranuar dhunën e administratores.
Të pyetur për këtë fakt, ata janë shprehur se kishin frikë të denonconin pasi do largoheshin nga puna. Ende nuk është vendosur, se çfarë qëndrimi do të mbahet për edukatoret e këtij kopshti, të cilët kanë parë dhunën e shefes së tyre dhe nuk e kanë denoncuar.
Veç administratores dhe edukatoreve të kopshtit, policia ka marr në pyetje edhe prindërit e fëmijës 3 vjeç, të cilët kanë treguar dhunën fizike që administratorja ushtronte ndaj fëmijës së tyre.
Për këtë dhunë, mësohet se policia i ka vënë në dispozicion një vendim ekspertimi prindërve të fëmijës 3 vjeç, duke i kërkuar ta dërgonin pranë Mjekësisë Ligjore për të kryer ekzaminimin e dëmtimeve në trupin e fëmijës së vogël. Përgjigja e këtij ekspertimi, mësohet se do të përdoret nga prokurorët për ti kërkuar gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për administratoren e kopshtit Anjeza Shabani.
Për llogari të këtij hetimi, mësohet se prokurorët kanë urdhëruar sekuestrimin e pamjeve bruto të filmuara nga kamerat e emisionit investigative “STOP” në TV “Klan”, pamje të cilat do të administrohen me cilësinë e provës materiale.
Please follow and like us: