Gjermania dhe Polonia kalojnë në raundin tjetër
Kanë mbaruar dhe dy ndeshjet e fundit të grupit C, ku bëjnë pjesë Gjermania, Irlanda e Veriut, Polonia dhe Ukraina.
Në sfidën e luajtur mes Gjermanisë dhe Irlandës së Veriut, “pancerat” fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe pse rastet për të shënuar një goleadë ishin shumë të mëdha.
Një mori rastesh për gjermanët të cilët u ndalën si nga shtylla ashtu dhe nga portiere McGovern I cili ishte heroi I Irlandës duke I shpëtuar nga disa gola të sigurtë.
Pas kësaj fitoreje Gjermania kalon në fazën tjetër bashkë me skuadrën e Polonisë e cila fitoi përballë Ukrainës me rezultatin 1-0.
Jakub Blaszczykowski I dha fitoren polakëve që tashmë janë në fazën tjetër të “Euro 2016”.
Ndërkohë Irlanda e Veriut ka ende shanse për të kaluar në fazën tjetër, ndërsa shanset për Shqipërinë bien pasi kuqezinjve i interesonte një fitore 4-0 e Gjermanisë përballë Irlandës, por duhet te presim sfidat e tjera.
Klasfikimi Grupit C
- Gjermania 7 pike
- Polonia 7 pike
- Irlanda e Veriut 3 pike
- Ukraina 3 pike