Albspirit

Media/News/Publishing

Historia e Dritanit, djalit që udhëtoi 4.000 km për të parë Kombëtaren në Francë 

 

doda

4 mijë kilometra për të ndjekur nga afër Kombëtaren Shqiptare në Francë. Kjo është historia e pabesueshme e një të riu shqiptar, i cili vuan nga një sëmundje e rrallë që e ka detyruar të ulet në një karrige me rrota.

Kualifikimi i Shqipërisë në Europian i ndryshoi jetën 25-vjeçarit Dritan Doda, i cili jeton në Itali që prej vitit 1998. Pasioni i tij për Kombëtaren dhe futbollin e detyroi familjen t’i bënte një surprizë për të ndjekur nga afër dy ndeshjet e para të Shqipërisë në Lyon dhe Marseille.

4 mijë kilometra me një rulotë edhe pse në gjendje të rënduar shëndetësore për djalin, pasioni i të cilit për futbollin nuk ka kufi ndërsa zemrën e tij vazhdon ta mbajë në jetë dashuria për Kombëtaren.

Një histori dashurie që i bashkon të gjithë shqiptarët rreth një qëllimi sepse vetëm futbolli dhe kombëtarja kuqezi mund të injektojnë grimca gëzimi edhe në jetën e vështirë të një të riu që vuan prej vitesh nga sëmundja e rëndë.

Dritani golin e tij tashmë e ka shënuar, ndërsa Kombëtarja Shqiptare Europianin e ka fituar. 25-vjeçari është tifozi numër 1 i Shqipërisë në shkallët e stadiumit, ndërsa djemtë kuqezi i dhuruan emocionet më të pabesueshme të jetës së tij.

 

Please follow and like us: