Albspirit

Media/News/Publishing

Itali, mbi 44 mijë sipërmarrës – emigrantë shqiptarë 

20160621152248658646

Dhoma Italiane e Tregtisë ka publikuar së fundmi raportin e tremujorit të parë të vitit 2016 mbi numrin e sipërmarrësve emigrantë të pranishëm në Itali. Ky raport shënon një rritje të vazhdueshëm të sipërmarrjeve të emigrantëve në të gjithë territorin italian, duke shënuar 54% më shumë në krahasim me 10 vite më parë. Aktualisht në Itali ekzistojnë 568 749 sipërmarrës emigrantë e 44 114 prej tyre janë sipërmarrës emigrantë shqiptarë. Sipërmarrësit emigrantë shqiptarë renditen kështu në vendin e tretë, pas sipërmarrësve maroken që renditen në vendin e parë me 78 mijë sipërmarrje e emigrantëve , kinezë me 74 mijë sipërmarrje. Sipërmarrësit emigrantë shqiptarë përbëjnë 7.8% të numrit të përgjithshëm të sipërmarrjes emigrantë në Itali. Numri i sipërmarrëse emigrantëve shqiptarë ka shënuar një rritje me 0.5% në krahasim me vitin 2015 kur përbënin 7,3% të numrit të përgjithshëm e renditeshin në vendin e katërt. Lombardia është rajoni italian me numrin më të lartë të pranisë së sipërmarrjes emigrante, ndjekur më pas nga rajoni i Lacios. Numri më i madh i sipërmarrësve emigrantë është përqendruar në sektorin e tregtisë me shumicë e pakicë, në sektorin e ndërtimit, turizmit e manifakturës. Sipërmarrësit emigrantë shqiptarë në Itali ushtrojnë aktivitetin e tyre kryesisht në sektorin e ndërtimit.

Please follow and like us: