Albspirit

Media/News/Publishing

KON: Rusët duhet të marrin leje individuale për Olimpiadë


Presidenti i KON-it, Thomas Bach - 21 qershor 2016

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, e ka lënë të hapur mundësinë që disa atletë rusë të garojnë nën flamurin rusë në Lojërat Olimpike 2016 që do të mbahen Brazil.

Megjithatë, Bach ka thënë sot se ka “dyshime serioze” rreth prezumimit të pafajësisë të atletëve rusë dhe atyre kenianë të cilët akuzohen për përdorim të substancave të ndaluara.

Bach ka thënë se garuesit nga Rusia dhe Kenia duhet të verifikohen nga federatat ndërkombëtare të sporteve në të cilat garojnë më qëllim që të sigurojnë të drejtën për Lojërat Olimpike në Rio.

Për vrapuesit, kjo nënkupton se kërkohet miratim nga Shoqata Ndërkombëtare e Federatave Atletike për secilin atletë individualisht.

Vendimi është bërë publik nga Bach, pas një takimi të djeshëm të KON-it rreth vendeve që janë shpallur se nuk i kanë respektuar rregullat e Agjencisë Kundër Dopingut rreth përdorimit të substancave të ndaluara.

Please follow and like us: