Londër-New York për vetëm dy orë e gjysmë: Njihuni me aeroplanin e “çmendur”
Turistët dhe jo vetëm do të jenë në gjendje që nga Londra për në New York të arrijnë për më pak se tre orë, nëse ky aeroplan supersonik ndonjëherë do të ngritët në qiell. Koncepti radikal nga projektuesi Oscar Vinals do të arrijë një shpejtësi maksimale prej rreth 3700 kilometra në orë – duke zvogëluar kohën e udhëtimit transatlantike në përgjysmë. Aeroplani dykatësh, i quajtur Flash Falcon, i ngjan një zogu apo edhe një anije kozmike dhe ka për qëllim të jetë një aeroplan edhe ekonomik, i cili do të marrë fuqinë e lëvizjes nga fuzioni i energjisë bërthamore. E veçantë tjetër e këtij aeroplani është se ai do të projektohet për t’u ngritur dhe ulur edhe vertikalisht.
Please follow and like us: