Ministrja i kërkon llogari gazetares: Pse ma bëre atë pyetje?
Duke folur për kopshtin Diren, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla pranoi se nuk kishte asnjë licensë. Por ministrja është pyetur nga gazetarët për kriteret që duhet të përmbushin kopshtet për t’u licencuar. Në transmetim live Nikolla iu shmang përgjigjes. Sapo kamerat u fikën, ministrja nisi replikën me gazetaren. Nikolla i kërkoi llogari gazetares së ‘ABC Neës’ se pse e bëri atë pyetje. Gazetarja iu përgjigj se: ‘Doja të dija kriteret që duhet të plotësohen që këto institucione duhet të marrin licensat’. E zhveshur nga petku i politikanes së urtë me syze, ministrja iu hakërrye gazetares: “Është njësoj sikur të pyes unë sesa është numri i gazetarëve në punë, nëse janë të diplomuar apo jo…”. Para se t’i futej politikës, Lindita Nikolla ka qenë mësuese. Ndoshta disa leksione gazetarie i ka marrë kur bënte masterin tek UFO. Ose skandalet e vazhdueshme ne kopshte dhe shkolla, e kanë vënë në një situatë të vështirë të cilën nuk po e kontrollon dot.