Albspirit

Media/News/Publishing

Muaji i Ramazanit në Minesota


Shumë njerëz mbajnë Ramazan në shtetin amerikan të Minesotës, ku banon një komunitet i madh mysliman. Korrespondenti i Zërit të Amerikës,Mohmud Masadde na dërgoi këtë materialnga Minneapolis, qyteti më i madh i shtetit Minesota.

Në shtetin e Minesotës jetojnë rreth 200-mijë muslimanë. Kur shkon në bizneset dhe lagjet ku jetojnë somalezë, të duket sikur ndodhesh në një vend mysliman. Gjatë natës, xhamitë janë plot me njerëz që thonë lutjet e Ramazanit.

Xhamia Rowda në Mineapolis është një nga qendrat ku mblidhen besimtarët. Imam Abdirazak Abshir Farah flet për virtytet që duhet të respektojë një musliman gjatë Ramazanit.

“Muslimanët të cilët agjërojnë jo vetëm duhet të shmangin të ngrënët dhe të pirët, por edhe të gjitha veprat e këqija”, thotë imami.

Gjatë Ramazanit, njerëzit përpiqen për të ndihmuar të varfrit dhe nevojtarët. Farhia Isse Qalanjo është vullnetar i organizatës “Walaal Afuri”, që ndihmon njerëzit e varfër në Somali.

“Në Somali, ka njerëz që nuk kanë të afërm në vendet e huaja të cilët dërgojnë paratë e tyre. Ne jemi duke mbledhur të holla për ta. Nuk i njohim, por kemi marrë kontakte nëpërmjet miqve”, thotë Farhia Qalanjo i organizatës Walaal Afuri.

Jamal Farah, i njohur edhe si “Khalif i lumtur”, është berber në qëndrën tregtare somaleze në Karmel. Ai është edhe komedian i njohur.

“Që kur kam ardhur në SHBA, kurrë nuk kam gatuar ushqim. Ndoshta herë pas here bëj ndonjë çaj. Ju mund të gjeni çdo gjë në këtë qendër, dhe në katin e sipërm është një bufe e thjeshtë”, thotë Jamal Farah.

Vitin e kaluar, Këshilli i Qytetit Minneapolis miratoi një projekt-ligj që lejon bizneset somaleze për të qëndruar hapur pas orarit të rregullt gjatë muajit të Ramazanit. Pronari i restorantit Safari, Abdurahman Abkos, beson se kjo ka ardhur si rezultat i rolit të rëndësishëm që komuniteti somalez luan në qytet.

“Mbajtja hapur e dyqaneve pas orarit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit është shenjë respekti për rolin e somalezëve dhe komuniteteve myslimane në qytet”, thotë pronari i restorantit, Abdurahman Abkos

Këtë vit, Ramazani erdhi në stinën e verës. Njerëzi agjërojnë 17 deri 18 orë në ditë. Disa ankohen për temperaturat e larta dhe orët e gjata, por i gjejnë këto vështirësi të dobishme shpirtërisht.

Please follow and like us: