Albspirit

Media/News/Publishing

NATO jep mbështeje për projektin e gazsjellësit TAP

tap greece

Projekti i gazsjellësit TAP dhe ai Trans Anatolian (TANAP) kanë marrë mbështetjen e Aleancës së Atlantikut Verior (NATO). Shefi për Sigurinë e Energjisë Michael në një intervistë për agjencinë e lajmeve Anadolu tha se këto dy projekte janë tepër të rëndësishme për sigurinë e energjisë në Europë. Ruhle tha se zbatimi i këtyre projekteve do të diskutohet në samitin e NATO-s që do të mbahet në Varshavë në datë 7-8 korrik. “TANAP dhe TAP kanë një rëndësi të veçantë për të reduktuar varësinë e e Europës nga gazi rus. E në këto kushte përgjegjësia bie si mbi vendet nga ky kalon TAP, ashtu edhe mbi Turqinë”. Si TANAP ashtu edhe TAP janë projekte që janë pjesë e Korridorit Jugor të gazit dhe parashikohet që të transportojnë gaz nga fushat e Sah Deniz për në Europë.
Ndërsa gazi që do të transportohet nga Azerbajxhani do të mbërrijnë në Turqi në vitin 2018 dhe pas përfundimit të ndërtimit të TAP do të furnizojë Europën në 2020. Kapaciteti fillestar është 10 miliardë metër kub gaz.

Please follow and like us: