Ndahet nga jeta Michalodimitrakis, një prej themeluesve të Akademisë Ballkanike të Shkencave Ligjore
Ndahet nga jeta Prof. Manolis N. Michalodimitrakis, një prej themeluesve të Akademisë Ballkanike të Shkencave Ligjore, bashkëpunëtor i afërt i Institutit të Mjekësisë Ligjore shqiptare.
Prej vitit 2001 Instituti Shqiptar i Mjekësisë Ligjore ka bërë marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Kretës dhe në drejtimin e Prof. Manolis shumë mjekë ligjore janë trajnuar në nivele të larta shkencore.
Në vitin 2010 për kontributin e ve]antë që i ka dhënë studentëve dhe mjekësisë ligjore, Prof. Manolis N. Michalodimitrakis mori titullin Honoris Causa.
Z. Michalodrimitrakis ishte një profesor i patologjisë Ligjore dhe Toksikologjisë dhe Drejtori i Departamentit të Shkollës Mjekësore të Universitetit të Kretës (që nga viti 1993).
Gjate karrierës së tij profesionale ai ka shërbyer si shef konsulent patolog në raste të vështira me zhvarrosjen e trupave, analizave speciale dhe dëshmitë e ekspertëve.
Libri i tij “Dëmtimet Craniocerebral” është përkthyer në gjuhën shqipe, rumune dhe bullgare dhe është përdorur si tekst në studentë dhe të trajnuarve në fushën e patologjisë Ligjore.
Prof. Michalodrimitrakis ka shqyrtuar mijëra raste, duke kryer autopsi dhe zhvarrosje në të gjithë Greqinë, vendet e Ballkanit dhe SHBA dhe shkruar më shumë se 200 publikime shkencore në greqisht dhe kryesisht revista ndërkombëtare.