Albspirit

Media/News/Publishing

Ruçi i shkruan letër Metës: Fut në Kuvend draftin e reformës në drejtësi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi i është drejtuar kryeparlamentarit Ilir Meta me një letër lidhur me draftin e reformës në drejtësi.

Ruçi kërkon nga Konferenca e Kryetarëve të njoftohet Kuvendi për projektligjet e hartuara nga Komisioni i Reformës në Drejttësi, si dhe të njoftohen deputetët për shqyrtimin në seancë plenare gjatë muajt korrik të draftit të reformës në drejtësi.

Lapsi.al sjell më poshtë letrën e Ruçit, ndërkohë nuk dihet se si do t’i përgjigjet LSI-ja kësaj kërkese të PS-së për përshpejtim të procedurave parlamentare, po të kemi parasysh se së fundi aleati i Ramës është shprehur qartë për një reformë me konsensus edhe të PD-së, ndërsa i ka kujtuar Ramës se vijat e kuqe i përcakton vetëm Komisioni i Venecias.

Please follow and like us: