Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali në Jetimoren e Shkodrës, gjykata lë në burg ish-drejtoreshën Albana Llazani

Ndëkohë që i gjithë opinioni publik është duke u marrë me skandalin e dhunës së ushtruar ndaj fëmijës 3 vjeçar nga administratorja e një kopshti privat Anjeza Shabani, një vendim jepet për një tjetër skandal që sërish tronditi shqiptarët, dhuna në jetimoren e Shkodrës.

Gjykata e Shkodrës nuk ka pranuar ndryshimin e masës së sigurisë për ish-drejtoreshën e shtëpisë së fëmijës Albana Llazani e akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “keqtrajtim të të miturve”. Kështu është lënë në fuqi vendimi i parë duke vendosur “arrest me burg” për ish-drejtoren Llazani.

Avokati mbrojtës Ardjan Hajdari ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë por në seancën e drejtuar nga gjyqtari Hasan Selimi, u la në fuqi i njëjti vendim i herës së parë. Seanca është zhvilluar pa praninë e mediave dhe familjarëve me dyer të mbyllura. Në seancë ka qenë vetëm djali i ish-drejtores Llazani. Nga sa mësohet prokurorja e çështjes Arta Marku ka kërkuar sërish “arrest me burg” ndërsa pala mbrojtëse kërkoi një masë lehtësuese por që nuk u pranua.

Përveç personalitetit dhe mos pasjes rrezik për t’u larguar nga Shqipëria, avokati është bazuar edhe tek lirimi i 4 punonjësve të tjera. Seanca zgjati rreth një orë dhe gjykata nuk pranoi ndryshimin e masës. Ish-drejtorja Llazani mund t’i drejtohet brenda 10 ditëve gjykatës së apelit në Shkodër për ta ankimuar këtë vendim.

Ish-drejtorja Llazani akuzohet për 4 vajza të mitura të shtëpisë së fëmijës për abuzime seksuale dhe dhunim brenda institucionit të disa fëmijëve të tjerë, akuza të cilat avokati mbrojtës i ka hedhur poshtë por pa bindur gjykatën për të lehtësuar masën e sigurisë.

Please follow and like us: