Albspirit

Media/News/Publishing

UEFA: Hungaria gjobitet për shkak të dhunës së simpatizuesve


Organizata evropiane e futbollit (UEFA) e ka gjobitur Federatën e Futbollit të Hungarisë me 65 mijë euro, për shkak të dhunës së simpatizuesve të kombëtares së Hungarisë në kampionatin Evropian të Futbollit në Francë.

Para takimit të së shtunës ndërmjet Hungarisë dhe Islandës, simpatizuesit janë përleshur me kujdestarë dhe disa pjesëtarë të policisë, gjatë përpjekjes së tyre për ta kapërcyer barrierën dhe për të hyrë në seksionin pas njërës portë në stadiumin Veledrome në Marsejë.

Tifozët e Hungarisë pastaj kanë hedhur ndriçues ose fishekzjarre tri herë: gjatë ekzekutimit të himneve kombëtare, kur u referua penalti për Islandën dhe më vonë kur kombëtarja shënoi gol dhe e barazoi rezultatin 1:1. Me këtë rezultat edhe përfundoi dueli.

Hungaria ka gjasë solide për tu kualifikuar në mesin e 16 skuadrave, pasi në xhiron e parë të Grupit F ka fituar kundër Asustrisë me rezultat 2:0. Hungaria nesër takohet me Portugalinë.

Please follow and like us: