25 vjet më parë Xhejms Bejker në Tiranë: Liria funksionon!
Sot është 25 vjetori I një vizite historike në Tiranë. Më 22 Qershor 1991, Sekretari i Shtetit James Baker, u prit si një hero kombëtar në një shesh të mbushur me mbi 100 mij shqiptarë. Ai ishte udhëheqësi I parë Perëndimor që shkeli Shqipërinë pas rrëzimit të komunizmit.
Elez Biberaj, në atë kohë drejtor I Seksionit shqip të Zërit të Amerikës e shoqëroi atë si përkthyes zyrtar I palës amerikane. Ai kujton sot fjalimin e Sekretarit Bejker dhe përshëndetjen e tij në emër të Presidentit amerikan në Shehsin Skënderbej: ” Në emër të presidentit Bush dhe popullit amerikan , kam ardhur sot këtu për të të thënë: liria punon. Më në fund, je i lirë të mendosh me mendimet e tua. Më në fund, je i lirë të flasësh me mendjen tënde. Më në fund, je i lirë të zgjedhin krerët e tu. Më në fund, je i lirë të adhurosh rrugën tënde… Mirë se erdhët, qytetarë të lirë të Shqipërisë, të Lirisë…Liria funksionon!”.