Albspirit

Media/News/Publishing

78 xhami në SHBA, objekt sulmi në 2015

Në SHBA është publikuar një raport i ri mbi dhunën ndaj xhamive të këtij vendi, ku thuhet se vitin e kaluar u shënuan 78 sulme. Sipas raportit shkak i rritjes së akteve të dhunës ndaj xhamive janë deklaratat kundër muslimanëve të kandidatit republikan për president Donald Trump dhe ish kandidatit Ted Cruz. Corey Saylor, nga Këshilli për Marrrëdhëniet Islamike në SHBA tha se muslimanët duhet të jenë më aktivë në luftën ndaj paragjykimeve negative ndaj tyre. “Dy ndër parimet kryesore të ligjit islam, Shariatit janë të qenit i dobishëm për njerëzimin dhe shmangia e dëmeve ndaj njerëzimit. Por për këtë nuk duhet të përpiqen vetëm muslimanët. Ndaj këshillojmë muslimanët të jenë më aktivë në lëvizjet shoqërore. Ka shumë çeshtje të drejtësisë sociale ku duhet të përfshihemi si racizmi, reforma e emigracionit etj. Qëllimi ynë është të jemi bashkëpunues. Besimi ynë na mëson të punojmë për drejtësinë sociale”. Sipas raportit gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit të kaluar, numri i sulmeve ndaj xhamive në SHBA është rritur ndjeshëm.

Please follow and like us: