Albspirit

Media/News/Publishing

Ardit Gjebrea: Të paguash një kopësht privat, për të të rrahur fëmijën?

ardit-gjebreaaaaModeratori dhe këngëtari i njohur Ardit Gjebrea ka reaguar në faqen e tij në facebook për rastin e dhunës ekstreme në një kopësht privat në Sauk, Tiranë, shfaqur mbrëmë në emisionin investigativ ‘Stop’. Gjebrea thekson se në çdo kopsht privat dhe shtetëror duhet të vendosen kamera në mënyrë që prindi të shoh në kohë reale fëmijën e tij.Capture

“Të paguash një kopësht privat, për të të rrahur fëmijën 3 vjeç? Po ajo “kolege” edukatore që qëndron aty sikur nuk po ndodh gjë, a thua të jetë vallë e verbër, memece dhe shurdhe?

Pas asaj që pash, më lindi natyrshëm pyetja: A duhen vendosur kamera në çerdhe e kopshte?

Nëse do ishte në dorën time, në çdo çerdhe apo kopësht publik do vendosja kamera, dhe çdo biznes privat të këtij lloji do ta detyroja t’i vendosnin, ndryshe – drynin. Çdo prind duhet të ketë akses të kontrollojë fëmijën e tij në kohë reale.

Këto raste duhet të shërbejnë për reflektim te thellë dhe marrje masash urgjente. Jam i prirur të besoj se çdo person dhe institucion përgjegjës do reagojë”, thotë Arditi.

 

Please follow and like us: