Albspirit

Media/News/Publishing

Assad emëron Imad Khamis në postin e kryeministrit

rv Kreu i shtetit sirian, Bachar al-Assad emëroi sot në postin e kryeministrit të ri të vendit, Imad Khamis, i cili deri më tani ka mbajtur portofolin e ministrit të Energjisë.

“Presidenti Bachar al Assad paraqiti dekretin 187 që e ngarkon me përgjegjësi inxhinierin Imad Khamis për formimin e qeverisë së Republikës arabe siriane”, bëri të ditur agjencia zyrtare e lajmeve Sana. Khamis, 54 vjeç, do të zëvendësojë Wael al-Halqi i cili mbajti këtë post prej 9 gushtit të vitit 2012. Ai do të paraqesë në ditët në vijim kabinetin e ri qeveritar ndërsa Siria është e përfshirë në luftë civile, ku janë shënuar më shumë se 280 000 të vdekur në pesë vite, duke shkaktuar shpërnguljen e miliona banorëve dhe një destabilizim total në planin e ekonomisë së vendit. Ky riorganizim vjen pas krijimit të Parlamentit të ri pas zgjedhjeve legjislative të 13 prillit të organizuara vetëm në territoret e kontrolluara nga regjimi. Ministër i Energjisë prej vitit 2011, Khamis është i diplomuar në degën Inxhinieri Elektrike në Universitetin e Damaskut.

Please follow and like us: