Avionët rusë sulmojnë rrethinat e Halepit me bomba fosfor
Avionët luftarakë të ushtrisë ruse sulmuan me bomba “fosfor” nënprefekturë dhe qytezat në veri të qytetit Halep në Siri.
Sipas informacionit të burimeve lokale, në Anadan, Hreytan dhe Kefr Hamra që u goditën me bomba “fosfor” nga avionët rusë u përjetuan edhe vatra zjarri.
Burimet nuk dhanë informacion nëse ka pasur viktima ose të plagosur në sulmet e avionëve rusë.
Avionët rusë, që prej një muaji sulmojnë me bomba fosfor, vakum dhe bomba thërrmuese, Halepin që gjendet në duart e opozitarëve, kanë pasur në objektivë shkolla në qendër të qytetit, spitale, qendrat e mbrojtjes civile, çarshi dhe tregje.
Avionët reaktivë rusë bombardojnë në mënyrë intensive rrugën Kastillo, që është edhe pika e vetme daljes nga veriu i Halepit.
Please follow and like us: