Albspirit

Media/News/Publishing

Biberaj përkujton ngjarjen, 25 vjet nga vizita e Baker në Tiranë

Elez Biberaj, gazetari i njohur shqiptar i Zërit të Amerikës ka kujtuar sot 25 vjetorin e vizitës së James Baker në Tiranë, pikërisht më 22 qershor të vitit 1991. Kjo ishte vizita e parë e një Sekretari Shteti të SHBA në Shqipëri. Mijëra banorë nga gjithë vendi mbushën sheshin Skënderbej atë ditë në një nga mitingjet më të mëdha që janë zhvilluar në atë shesh.

berisha baker

Baker doli në tribunë me liderin e atëhershëm të opozitës, Sali Berisha, ministrin e Jashtëm Muhamet Kapllani dhe kryetarin e Komitetit Pluralist Egzekutiv të Tiranës, Llambi gegprifit duke shmangur daljen me Ramiz Alinë dhe drejtuesit e tjerë komunistë që ishin vendosur në krye të PS që sapo kishte ndërruar emrin.

Biberaj atëherë ishte përkthyesi zyrtar i Departamentit të Shtetit.

Ja postimi i Biberaj:

Në një vizitë historike në Tiranë më 22 qershor 1991, Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker i uroj mirëseardhjen Shqipërisë në Botën e Lirë, pas afër-një gjysmë shekulli të diktaturës komuniste: “Në emër të Presidentit Bush dhe të popullit amerikan, unë vij këtu sot për tju thënë: Liria ‘funksionon. Më në fund ju jeni të lirë të mendoni lirshëm, më në fund ju jeni të lirë të thoni mendimin tuaj. Më në fund ju jeni të lirë për të zgjedhur udhëheqësit tuaj. Më në fund ju jeni të lirë të adhuroni në rrugën tuaj … Mirë se vini, qytetarë të lirë të Shqipërisë, tek liria. ”

 

 

Please follow and like us: