Condoleezza Rice nuk pranon të kandidojë si Zëvendës-Presidente me Donald Trump
Ish-Sekretarja e Shtetit do të kishte qenë një zëvendës-presidente shumë e mirë për çdo kandidat republikan.
Por, Condoleezza Rice nuk ka ndërmend të kandidojë si numri e kandidatit Donald Trump.
Thashethemeve për këtë mundësi u ka dhënë fund mbrëmë, shefja e stafit të saj, Georgia Godfrey.
“Dr. Rice është e lumtur në Stanford dhe nuk ka ndërmend të lëvizë që këtu”, tha ajo.
Condoleezza Rice është profesoreshë e shkencave politike dhe drejton Qendrën Botërore për Biznes dhe Ekonomi në Standford University.
E para afrikano-amerikane që u bë Këshilltarja e Sigurisë Kombëtare në qeverinë amerikane dhe pastaj ish-Sekretare e Shtetit, Rice mbetet një figurë e rëndësishme në historinë e Partisë Republikane.
Mirëpo, ajo është kujdesur të qendrojë larg politikës në këto vite dhe nuk ka ndërmend të shkojë as në Kuvendin Kombëtar të Partisë Republikane, në Ohio.
Megjithatë, thuhet se privatisht, ajo është duke ndihmuar një numër senatorësh që janë miq të saj që të rizgjidhen në postet e tyre, në nëntor. (Ruben Avxhiu)