Albspirit

Media/News/Publishing

Dhuna mbi fëmijët dhe një ministre si hallvë e ftohtë

Ngjarja e kopshtit privat ku dhunohet një fëmijë 3 vjeç ka nxjerrë në dritë shumë të keqe sistemin e edukimit që funksionon në Shqipëri. E vërteta është se të gjithë prindërit detyrohen të kërkojnë mjedisin ku do të çojnë fëmijën e tyre duke u besuar të njohurve, garancive që jepen nga përvoja të tjera apo rekomandime gjysëm thashethemesh se “atje është filan edukatore e vjetër”, apo “drejtoresha është shumë e zonja”. Ky është problemi më bazik që nuk do të duhet të ekzistonte, por ja që ekziston. Ca më keq kur u mor vesh se kopshti në fjalë është pa leje, njësoj si ato xhamitë informale për të cilat shteti u kujtua vetëm kur nisi të qarkullonte shqetësimi për radikalizmin islamik.

Siç pritej, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla doli sot para mediave për të konsumuar deklaratat e pambukta që nevojiten në kësi rastesh. “Akte të tilla jo vetëm të marrin dënimin e duhur, por të shërbejnë që institucionet shtetërore të nisin një inspektim për të kaluar në vrimë të gjilpërës standarde dhe sjelljet e dënueshme”, tha ministrja duke pranuar se kopshti në fjalë ishte pa leje. E mira e punës do ta donte që kontrolle të këtilla të ishin kryer më herët, pasi ato me siguri që do të rrisnin presionin pozitiv për të shmangur më së paku dhunën që është e papranueshme. Ministria organizon konkurse vlerësimi për mësuesit; ka folur për reforma historike në Arsimin e Lartë, ka premtuar bashkëpunimin shkollë-prindër-komunitet etj., por ja që këto, edhe sikur të jenë të vërteta rrëzohen sa kohë ngjarje të kësaj natyre – që ndodhin kudo – e thyejnë marrëdhënien e besimit kaq të domosdoshme. Dhe nëse sot ka një kërkesë për ministren Nikolla, e mburrur si rrallëkush si ministrja e punëve të mëdha, është pikërisht kthimi i besimit se të paktën ka një përpjekje serioze. Të vërtetë. Jo nga ato me rilindje e histori, por nga ato që nuk përbëjnë Lajm. Nëse ka një përpjekje të tillë atëherë ministrja nuk ka pse të shqetësohet as nga pyetjet e gazetarëve siç u raportua se bëri sot, kur u bezdis kur i kërkuan që të sqaronte diçka për “licencën e munguar” të kopshtit që ndodhet brenda Tiranës. “Është njësoj sikur të pyes unë sesa është numri i gazetarëve në punë, nëse janë të diplomuar apo jo…”, u përgjigj ministrja e cila këtë pyetje mund ta bëjë pa siklet dhe fare kollaj tek Unioni i Gazetarëve.

Është e kuptueshme se shqetësimi për pyetjet nuk buron nga fakti se ato errësojnë punën që po bëhet, por nga fakti se pyetje të këtilla prekin Imazhin e ministres, e cila duhet ta ruajë atë përpara kryeministrit që është nikoqir imazhi në krye të Shqipërisë. Nëse ka një vullnet për të bërë diçka me këtë çështje është që Ministria të garantojë ndjekjen e çështjes në proces gjyqësor dhe të informojë publikun. Pasi nuk na duhen e nuk na mjaftojnë fjalët e Lindita Nikollës, e cila edhe sot nuk arriti të perceptonte – ndoshta sepse aq i bën – shqetësimin e njerëzve që kanë propozuar edhe vendosjen e kamerave në shkolla e kopshte.

Këtu po flitet për dhunën që duket se është e përhapur në këto institucione. Dhe ajo largon nga vëmendja një tjetër problem madhor që është programi që ndiqet në këto institucione ndaj fëmijëve. Të cilët vijnë në shtëpi duke riprodhuar gjithfarë historish, e gjithfarë këngësh të përshtatshme për tifozë stadiumesh, por jo për vogëlushë që e kanë raportin me botën më të vërtetin. Por për këtë është shumë t’i kërkosh një ministreje Arsimi që shkruan me gabime elementare drejtshkrimore në komunikimin me njerëzit(http:/www.respublica.al/content/shënim-probleme-në-drejtshkrim-edhe-nga-

Please follow and like us: