Albspirit

Media/News/Publishing

Fasonët: Asnjë përgjigje nga qeveria për anullimin e orareve të eksporteve

 

foto

Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve (DHKPV) ka reaguar për kërkesën e saj, në muajin prill të këtij viti, lidhur me shqyrtimin nga qeveria të orareve të eksportit për shoqëritë e regjimit të përpunimit aktiv, për të cilën ata deklarojnë se nuk i është kthyer ende një përgjigje.
Përmes një letre që DHKPV u nisi kreut të qeverisë, ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Doganave, ajo kërkonte anullimin e orareve të eksporte, pasi po vendoste në vështirësi bizneset . (Lexo: Bizneset reagojnë sërish: Urdhri i Doganave për oraret e zhdoganimit për eksportuesit nuk është tërhequr; Të anullohet)

“Urdhri i datës 16.12.2015, Nr. Prot. 31359 “Për përcaktimin e orareve në kryerjen e proçedurave për Eksport dhe Rieksport, me zyrë doganore dalëse në Durrës”, duhej të anluohej menjëherë. Drejtoria e Përgjthshme e Doganave nuk dha shpjegime për këtë dhe pas takimeve më përfaqësuesit e biznesit, duke ndërprerë korrespondencën zyrtare. Zyrtarët e saj thanë vetëm se urdhri “ka qëllim orientues dhe jo kufizues për operatorët ekonomikë” dhe se “me anë të tij, synohet disiplinimi i lëvizjes së mjeteve me mallra për eksport apo rieksport me zyrën doganore dalëse Durrës, si dhe i ndihmon operatorët ekonomikë që të planifikojnë në kohë përshtatjen me oraret e nisjes së trageteve”0 thuhet në reagimin e shoqatës.

Shoqata shton se procedurat e lehtësuar të biznesit që MF parashikon t’i miratojë në fillim të vitit 2017, duhet të fillojnë me heqjen praktike të barrierave të tilla si ky urdhër, që dëmtojnë sipërmarrjen dhe eksportet tona. Në të kundërt, argumenton ajo, fushatat e lehtësive fiskale mbeten thjesht në letër dhe nuk I shërbejnë askujt. DHKPV sakaq, ka reaguar duke listuar arsyet që hedhin poshtë reagimin e mëparshëm të zyrtarëe të Doganave, si më poshtë:

Edhe pse urdhri në fjalë kishte për qëllim t’u jepte përparësi kryerjes së procedurave për subjektet që kryejnë eksport apo rieksport dhe premtoi angazhimin maksimal për të qenë në ndihmë të biznesit, ai ka penguar në mënyrë thelbësore veprimtarinë e sipërmarrjes, si vijon:

1. Veprimtaria ekonomike e bizneseve tona është e lidhur me klientë të ndryshëm, të cilët kërkojnë prodhimin në sasi dhe në kohën e caktuar.

2. Urdhri po bllokon veprimtarinë me firmat e huaja, të cilat kanë reflektuar menjëherë qëndrimin e tyre në bllokimin e kontratave dhe anulimin e porosive;

3. Urdhri ka sjellë edhe penalizimin në pagesa nga ana e kontraktorëve tanë për dëmin që i shkaktojmë nga vonesa e mallit;

4. Kufizimi i orarit ka shkaktuar rritje te shpenzimeve të transportit, rritje të kostove për parkim doganor;

5. Në rastin e anijeve kontejnerike, pamundësia për të përfunduar procedurën doganore brenda ditës, sjell mosngarkimin e kontejnerit në mjetin lundrues që niset të nesërmen në mëngjes. Për rrjedhojë, kontejneri i eksportit duhet të presë në Durrës përafërsisht edhe 7 ditë të tjera. Kjo sjell në kosto magazinim, mosrespektim kontratash në lidhje me pritësin e mallit, probleme me letër kreditet, probleme në marrjen e pagesave nga blerësi, etj. Gjithashtu mosnisja në kohën e parashikuar, mund të sjellë probleme jashtëzakonisht të mëdha në lidhje me partnerët në biznes (blerësin e mallit, bankat për letër kreditet, etj.).
6. Orari shumë i reduktuar i përfundimit të zhdoganimit, sjell rritjen e presionit për të përfunduar sa më shpejt. Për rrjedhojë shtohen shanset dhe rastet e gabimeve njerëzore nga punonjësit që përgatitin dokumentacionin, agjentëve doganorë dhe punonjësve të doganës.

Please follow and like us: