Fatos Ahmati:Prenotimi on line i vizitave në spitalin publik nuk funksionon
Kujtesë! Prenotimi on line i vizitave në spitalin publik, konretisht në atë të neurologjise, nuk funksionon. Sërish duhet të humbasësh një ditë për të shkuar dhe zënë radhën në spital. Pjesa me e “bukur” e gjithë kësaj historie është kur fillon bën prenotimin. Një herë nuk gjen ditën e përshtatshme, një herë nuk kombinon oren, pastaj arrin i kombinon, plotëson gjithë kënaqësi formularin dhe e printon! Letra e bukur që del nga printimi të kujton se duhet të jesh në spital 30minuta përpara orarit të caktuar. Ti lë punën, nxiton për spital, dorëzon letrën, por punonjëseve të spitalit ju duket si e shkruan në gjuhë të huaj. Ato të japin një cope letër ku shënojnë me dorë ditën dhe orën kur duhet të rikthehesh dhe shfajsohen se “tek prenotimet on line nuk shkruhen të gjitha”! Veç kanë të drejtë, çdo gjë është falas! Te paktën deri në këtë pikë! Me vonë kemi shumë shpresa të paguajmë ndonjë leke!