Albspirit

Media/News/Publishing

Gjashtë ish-drejtues të Laburistëve, kërkesë për qëndrimin në BE

im Gjashtë ish-drejtues të partisë opozitare laburiste u bënë thirrje mbështetësve të tyre të votojnë pro qëndrimit në Bashkimin Evropian në referendumin e 23 qershorit, duke pohuar se vetëm Laburistët mund të shpëtojnë Britaninë e Madhe nga fenomeni “Brexit”. Në një letër të hapur të bërë publike nga fushata në mbështetje të status quo “Britain Stronger in Europe” (Britania e Madhe më e fortë në Evropë), Neil Kinnock, Margaret Beckett, Tony Blair, Gordon Brown, Harriet Harman dhe Ed Miliband paralajmëruan zgjedhësit laburistë se ata nuk duhet të gëzojnë kundërshtarët duke mos votuar në referendumin e 23 qershorit, një çështje që ka ngjallur ndasi të theksuara brenda kampit konservator. “Nëse partia Laburiste do të qëndrojë në vend, Britania e Madhe do të lërë BE-në, rikujtuan ata, duke shtuar se Brexit (British Exit) do të ishte një votë që do të shënonte një humbje të thellë e të përhershme në të gjithë vendin, si në aspektin e humbjes së vendeve të punës ose brezave të humbur.

Please follow and like us: