Albspirit

Media/News/Publishing

Google News, tani lajmet kryesore nga burimet lokale

Google News, tani lajmet kryesore nga burimet lokale

Nëse nisni kërkimin në Google News duke vendosur fillimisht shprehjen “Local News” atëherë do ju dalin fillimisht lajmet e vendit. Ky është plani i ri i Google.

Gjiganti i internetit do të shfaqë artikuj në Google News me të dhëna shtesë, për të ndihmuar përdoruesit të gjejnë lamjet vendase më të mira dhe sipas artikujve më të rëndësishëm, shkruan VentureBeat.

Megjithatë tani, Google News kërkon ti japë peshë publikimeve rajonale, të cilat janë në një luftë të vazhdueshme me mediat kryesore ndërkombëtare, duke idhënë rëndësi burimit origjinal të ngjarjes lokale që është bërë kombëtare apo ndërkombëtare.

“Publikuesit e lajmeve lokale luajnën një rol të veçantë në mbulimin e ngjarjeve që na prekin të gjithëve përditë në qytetet tona, shkolla apo lagje. Reporterët lokalë janë shpesh anëtarë të komunitetit që i shërbejnë, duke sjellë një tjetër prespektivë e të dhëna shtesë për historinë”, shkruan James Morehead, menaxher produkti në Google News, në një blogspot.

Google thotë se artikujt e Local Source (burimeve lokale) do të theksohen automatikisht nëpërmjet analizës ku një botues ka shkruar mbi historinë, krahasuar nëpërmjet detajeve me vendndodhjen përkatëse të historisë aktuale. Kjo karakteristikë e re tashmë është e përdorshme në të gjithë globin në Google News.

Please follow and like us: