Hapin biznese pa shkuar fare në Estoni
Estonia ka vetëm 1.3 milion banorë, por që nga Dhjetori 2014 ka pranuar 10.000 të huaj si “nënshtetas virtualë”, dhe pret të bëhen 10 milionë deri në vitin 2025.
Vendi i vogël baltik është i pari që ofron mundësinë të hapësh biznes nëpërmjet internetit, edhe pa shkelur asnjëherë në tokën e tyre, dhe ofron nënshtetësi ashtu si për çdo banor tjetër.
Katre Kasmel, zëdhënësja e programit “e-estonia”, tha për “Vice” se vitet e fundit është rritur shumë numri i personave që duan të hapin biznese nga larg.
Aplikuesit vijnë nga 129 vende të ndryshme të botës, dhe deri tani kanë regjistruar 1155 kompani të reja në Estoni.
Please follow and like us: