Albspirit

Media/News/Publishing

I nxehti i rrallë dhe i rrezikshëm “pushton” Amerikën perëndimore

I nxehti i rralë dhe i rrezikshëm “pushton” Amerikën perëndimore

Vala e të nxehtit, që ka përfshirë rajonet jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka marrë një tjetër jetë. Autoritetet në kontenë Pima të Arizonës konfirmuan se, ekskursionisti i zhdukur 33-vjeçar, Marcus Turoëski, u gjend i vdekur të martën, duke u bërë i katërti person në zonën e Tucsonit, që ndërron jetë nga i nxehti ekstrem.

Një tjetër ekskursionist pati të njëjtin fund fatkeq përpara tij, 57-vjeçari Stefan Guenster, trupi i të cilit u gjet të dielën. Në rrethana të ngjashme ndërroi jetë dhe Adrienna Rasmussen, 18 vjeç.

Udhëtimi në këmbë në mes të vapës përvëluese u bë shkas edhe për vdekjen e një 28-vjeçareje dhe një të riu 25 vjeç në Phoenix, ndërsa po prej të nxehtit të skajshëm, një grua 50-vjeçare vdiq në mes të qytetit.

Paralajmërime rreziku për shëndetin nga temperaturat e larta janë lëshuar në disa pjesë të Utahut. Këshilla të shoqëruara edhe me paralajmërime për zjarre u dhanë për banorët nga Montana në Colorado, ndërsa Chicago dhe Milëaukee kërcënohen edhe nga tornadot.

I nxehti i madh po ushqen zjarret në jug të Kalifornisë, ku termometri shënoi temperatura rekord. Me qindra vetë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa zjarrfikësit nuk kanë mundur ende ta vënë nën kontroll zjarrin masiv që shpërtheu të dielën në San Diego, e që ka shkatërruar me dhjetëra ndërtesa.

Please follow and like us: