Albspirit

Media/News/Publishing

Ina Zhupa: Rilindja dhunon edhe te spolindurit…

 

 

Skandali i dhunimit të fëmijës në kopshtin privat në Tiranë, u thellua dje kur vetë me gojën e saj Ministrja e Arsimit refuzoi të mbajë përgjegjësitë e saj, edhe pse ky institucion ishte i palicencuar në zemër të kryeqytetit.
Sipas Lindita Nikollës, faji është i prindërve.
Ekzistenca e këtij kopshti privat në zemër të Tiranës, pa licensë është një shkelje e rëndë e ligjit dhe ne i bëjmë thirrje prokurorisë të hedhë dritë sa më shpejt mbi këtë krim.
Është e qartë se ky aktivitet nuk bëhej pa dijeninë e Ministrisë së Arsimit, pa dijeninë e Lindita Nikollës.
Por bëhej me dijeninë e tyre të plotë, me bekimin e tyre të plotë.
Dikush ka marrë para që kopshti pa licencë të punonte.
Dikush është paguar mirë që kjo paligjshmëri të mos prekej.
Nxisim prokurorinë që të bëjë një hetim të shpejtë e serioz, për të nxjerrë në dritën e diellit se kush e merrte ryshfetin në Ministrinë e Lindita Nikollës, vartësit e saj apo ajo vetë.
Një drejtësi e plotë dhe e rreptë për këtë rast, do të ndihmonte në rritjen e sigurisë për fëmijët dhe vogëlushët e pambrojtur.
Por kjo është më shumë se historia e një kopshti pa licensë ku dhunohet mizorisht një i mitur.
Krejt vendi, Shqipëria është në të njëtin realitet, ku Edi Rama, dhunon të dobtit, të pamundurit.
U merr atyre dhe qindarkën e fundit.
I përplas në varfëri e mjerim.
Në burgje e në errësirë.
Dhe në fund, ky delirant i papërgjegjshëm, na shfaqet si Marigoja i qëndismave në bluzën e kombëtares.
Mendon se do ti shpëtojë ndëshkimit popullor me votë për krimet dhe korrupsionin, duke mashtruar paturpësisht për një bluzë.
Po në të vërtetë gjithkush e di se ai është autori i Rroshit, Bushit, Bardhit, Prengës, Ndokës dhe Frrokut;
Është autori i përgjimit të paligjshëm.
Është autori i 2.2 miliardë eurove të vjedhura në 2 vite.
Dhe për këto do të gjykohet, dhe ka për të gjykuar nga populli, e jo për mashtrimet dhe vanitetin bosh të vizatimeve të dala boje.

Please follow and like us: