Albspirit

Media/News/Publishing

Indi: Lansohen 20 satelitë me vetëm një raketë


Pamje nga lansimi i raketës me satelitë për në orbitë nga India

Agjencia e spiunimit e Indisë i ka lansuar 20 staelitë në orbitë, përfshirë një satelit të avancuar spiunimi për ushtrinë e Indisë, me vetëm një raketë.

Lansimi i këtyre satelitëve u bë sot në bazën ajrore, Sriharikota, në pjesën juglindore të Indisë.

Sateliti kryesor Cartosat-2, është i projektuar për të transmetuar fotografi për forcat ushtarake të Indisë me rezolucion të detajizuar të hapësirave, që janë më të vogla se një metër katror.

Po ashtu, me këtë raketë në orbitë janë dërguar edhe disa satelitë të tjerë të jashtëm më të vogël, përfshirë 13 nga Shtetet e Bashkuara, dy nga Kanadaja, një nga Gjermania dhe një nga Indonezia.

Tregu botëror në vlerë prej shumë miliarda dollarësh për lasnim në gjithësi, po bëhet gjithnjë e më konkurrues, pasi kompanitë private ofrojnë shërbime të fluturimit në kozmos dhe avancime teknologjike, që e reduktojnë çmimin e dërgimit të satelitëve në orbitë.

Para se India ta zhvillonte Makinën për Lansimin Polar të Satelitëve (PSLV), Rusia e kishte të vetmin program të gjithësisë, që ofronte lansime komerciale të satelitëve në orbitën diellore sinkrone, që do të thotë se satelitët kalojnë në çfarëdo pike mbi sipërfaqen e tokës në kohën e njejtë lokale.

Please follow and like us: