Ja çfarë shkruan bashkëshortja e Tahirit për dhunimin e 3-vjeçarit
Gruaja e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë lidhur me ngjarjen tronditëse në kopështin privat në Sauk, ku një fëmijë 3 vjeçar u dhunua barbarisht nga administratorja. Fatlinda Berisha Tahiri tregon bisedën me djalin e saj dhe vështirësinë për t’i shpjeguar atë çfarë kishte ndodhur, teksa ai e pyeste se “Çfarë kishte bërë fëmija 3 vjeçar për të merituar rrahjen?”. Si tja shpjegoja djalit tim se dhuna egziston?! Kur pashë videon në të cilën dhunohej një fëmijë 3 vjeçar, veç inatit e pështjellimit, mu mblodhën në grykë një miks ndjenjash. Më erdhi keq për fëmijën, prindërit e tij, por mbi të gjitha më erdhi keq për djalin tim!!!! Ai nuk është dhunuar ndonjëherë, por rritet në një shoqëri ku ky fenomen është i zakonshëm. Më erdhi keq për të “gjithë batarenë”, e hedhur mbi atë vajzë, që fundja bën atë që bëjnë shumë prej “nesh”…. Më erdhi keq për hipokrizinë, që na karakterizon!!! Vendosa tja tregoja edhe atij, jo për si akt sadist, apo çfarëdo tjeter, por si një mënyrë, për ta ndërgjegjësuar, mbi atë ç’ka është dhuna. Me pyeti shumë për vajzën që dhunonte dhe për vetë femijen dhe ajo që me la pa fjalë, ishte fakti se më pyeti, çfarë kishte bërë fëmija i vogël për të merituar atë rrahje….sdija çti thosha… Ska bërë asgjë i thashë dhe lëmshi në grykë mu bë më i madh…heshta, se skisha ctë thosha me… Ajo qe mendoj eshte se ai femije, gjithnje do mendoje se beri dicka dhe se dhuna, ne nje moment vjen se ben dicka te keqe…njesoj si gjithe dhuna e facebookut, ne pergjigje te asaj vajze qe dhunoi dhe qe serish them qe eshte nje prej “nesh”.Ndaj dua tu them te gjithe prinderve, qe te shtrengojne dhembet, e tu kujtohet ajo video, kur femijet e tyre bejne dicka te gabuar. Ti gjuajne murit, apo edhe vetes, por jo femijes, i cili (nese ju kujtohet ne video), di te jape serish doren kur i rrituri i drejton te tijen, e te fale kete model te gabuar rritjeje!!!