Jugu 13 ore pa drita/ OSHEE lë pa energji zonat turistike
Operatori i Shpërndarjes ka lënë prej disa ditësh pa energji elektrike zonat turistike në jug të vendit.
Qytetarë të shumtë, kanë denoncuar pranë citynews.al këtë skandal të OSHEE, e cila në kulmin e sezonit turistik vendos të shkëpusë energjinë elektrike në zonat turistike të jugut.
Në denoncimin e ardhur në citynews, qytetarët shprehen se prej disa ditësh, nga ora 09:00 e mëngjesit deri në 22:00 zonat e Orikumit, Radhimës, Tragjasit, Dukatit dhe Llogarasë, nuk kanë energji elektrike.
Sipas qytetarëve, heqja e dritave nga ana e OSHEE po kryhet në kuadër të një aksioni 10-ditor, pasi me datë 1 korrik, kryeministri Edi Rama do të inagurojë centralet e lëvizshme në Palasë dhe në Himarë.
Please follow and like us: