Albspirit

Media/News/Publishing

Ka ende shpresë për kualifikim, ja rruga

kombetare1 Që Kombëtarja Shqiptare të kualifikohet në turin e 1/8 të Kampionatit Europian duhet që në ndeshjet e sotme që janë të fundit të grupe të ndodhë një mrekulli.

Fillimisht në ndeshjen e orës gjashtë duhet që Hungaria të fitojë ndaj Portugalisë, gjë e cila është mjaft e vështirë.

Ndërsa, në orën 21:00 duhet që Italia të mos humbasë ndaj Republikës së Irlandës dhe Belgjika të mos humbasë me Suedinë.

Pra, nga katër ndeshje që luhen, duhet që të kombinohen tre rezultate ç’ka është pothuajse e pamundur dhe shpresat janë vetëm matematikore.

Please follow and like us: