Albspirit

Media/News/Publishing

Kanali turk, D i jep fund bashkëpunimit me ZDF-në gjermane

 
Pamje arkivi gjatë një prej ceremonive në kujtim të vrasjeve masive të armenëve nga Perandoria Osmane

Një televizion gjerman ka thënë se një medium turk i ka dhënë fund partneritetit me ta pas miratimit të rezolutës së parlamentit të Gjermanisë e cila vrasjet masive të armenëve nga Perandoria Osmane i njeh si gjenocid.

Kanali i dytë i televizionit gjerman, ZDF ka njoftuar se kanali turk, D e ka hequr nga transmetimi një program për fëmijë në gjermanisë, duke përmendur si arsye “ankesat e shumta” nga teleshikuesit.

Rezoluta e parlamentit gjerman ka nxitur edhe reagime të ashpra nga qeveria turke, e cila e ka tërhequr ambasadorin e saj nga Berlini.

Vrasjet masive dhe deportime e 1.5 milionë armenëve që kanë ndodhur gjatë Luftës së Parë Botërore nga Perandoria Osmane nga shumë historinë dhe disa shtete konsiderohen si gjenocid.

Turqia e hedh poshtë këtë pretendim duke thënë se numri i armenëve të vrarë ka qenë shumë më i vogël dhe se ato vrasje kanë qenë si pasojë e një lufte civile dhe jo përpjekjes osmane për të zhdukur minoritetin e krishterë.

Please follow and like us: