Albspirit

Media/News/Publishing

Kongresmenët demokratë protestojnë duke e bllokuar Kongresin


Ilustrim

Demokratët e rebeluar e kanë penguar punën e legjislativit amerikan të mërkurën duke u ulur në podiumin e njërës nga dhomat e Kongresit në shenjë proteste. Ata nuk pranojnë të largohen derisa të sigurojnë miratimin për kontrollimin e shitjes së armëvve të zjarrit. Republikanët e frustruar janë detyruar të shkojnë në pauzë ndërsa menjëherë janë ndaluar edhe kamerat që transmetojnë drejtpërdrejtë nga salla. Një grup prej dhjetëra kongresmenëve demokratë, të udhëhequr nga kongresmeni i shtetit të Georgias, John Lewis, kanë kërkuar miratimin e masave të kontrollit për shitjen e armëve pas sulmit të javës së kaluar në Orlando që mori jetën e 49 personave. Ky sulm konsiderohet më i rëndi në histori të SHBA-ve. “Pa votim, nuk ka pauzë”, është thirrja që e thonë me zë të lartë kongresmenët demokratë duke kërkuar vazhdimin e punimeve, ndërsa televizionet amerikane, disa prej transmetimeve të drejtpërdrejta po i bëjnë përmes telefonave celularë. Lewis ka thënë se debati për masa të shtuara rreth shitjes së armëve tashmë është i vonuar. “Ne kemi humbur jetën e qindra, mijëra njerëzve të pafajshëm për shkak të dhunës së armëve”, ka thënë Leëis derisa iu ka kërkuar kolegëve të tij demokratë që të qëndrojnë afër podiumit. Demokratët kanë përmendur edhe sondazhet e fundit që tregojnë se edhe publiku amerikan e përkrah kontrollin e shtuar në shitjen e armëve të zjarrit, sidomos kur ato duan t’i blejnë personat që dyshohen për vepra terrorizmi. “Çohuni demokratë, çohu Amerikë”, ka thirrur një nga kongresmenët demokrat, John Larson duke shtuar, “Ne do ta okupojmë këtë dhomë”. Kongresi ka qenë gjatë punimeve kur demokratët e kanë filluar demonstratën e tyre. Liderët republikanë menjëherë kanë urdhëruar që kamerat e transmetimit të drejtpërdrejtë të fikën derisa protesta të vazhdojë.

Please follow and like us: