Korridori Jugor i Gazit, ja pse Europa dhe SHBA po e promovojnë fort
Në gjysmën e parë të vitit 2016 u provua rëndësia jetësore që ka suksesi i Korridorit Jugor të Gazit, si në termat fizikë të zbatimit, ashtu edhe në atë të vlerës së investimit.
Qendra për Studime Strategjike (CSS) ka ndërmarrë një studim sipas së cilit shpjegohet se pse administrata amerikane dhe ajo e Bashkimit Europian po i japn një mbështetje dukshëm të fortë diplomatike dhe politike gjatë tre – katër muajve të fundit.
I dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit dhe Koordinatori për Çështjet Ndërkombëtare të Energjisë Amos Hochstein tha se ky korridor është një nga projektet më prioritare për qeverinë amerikane.
Në takimin e dytë ndërministror të Këshillit të Korridorit Jugor të Gazit u tha se projekti është garanci për sigurinë e energjisë së BE-së.
Në muajin mars në Samitin Nuklear që u zhvillua në Uashington, ishte sekretari amerikan John Kerry që deklaroi se :“Mbështetja për projektin e Korridorit Jugor të Gazit është maksimale”.
Javën e kaluar, në konferencën që u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit u lexua një mesazh i shkruar nga ana e presidentit Barack Obama.
Bashkimi Europian gjithashtu ka dhënë mbështetje të fortë, me përfshirjen e gazsjellësit TAP në listën e 33 projekteve të energjisë që i shërbejnë intersit të përbashkët.
Thënë kjo, kuptohet se përse ky Korridor ka marrë rëndësi të veçantë nga ana e SHBA-së dhe BE-së.
Sipas objektivave të BE-së, çdo vend europian do të duhet të ketë akses tek të paktën tre burime alternative eneregjie, që nënkupton jo vetëm rrugët transportuese, por edhe ato furnizuese.
Aktualisht furnizuesit me gaz të Europës janë relativisht të diversifikuar. Sasia e re e gazit që do të vijë nga Faza e 2-të e Shah Denis do të sjellë konkurrencë në çmime.
Studimi thekson se nuk është vetëm BE-ja dhe SHBA-ja të interesuar për rëndësinë e Korridorit, por edhe shtete e Azisë Qendrore.
Kapitali i kompanisë SGS është direkt dhe indirekt e zotëruar në 51% nga Ministria e Ekonomisë së Azerbajxhanit dhe 49% nga kompania Socar. Kompania SGS parashikon të investojë rreth 7.7 miliardë dollarë në periudhën 2016-2019.
Investitorë të ndryshëm përfshi këtu nga sistemi bankar, por edhe insitucionet financiare kanë treguar interes në rritje për këtë projekt. BEI, BERZH, Banka Botërore dhe Asian Development Bank kanë rënë dakord që të investojnë miliona dollarë deri në vitin 2019.