Kurrë s’kam me të fal, ëngjëllit që i bjen kresë me grushta
Elida Rusta, poete
Ai erdhi te unë pērmes fjalës së dridhun,
të pathanë…
Më ndryshoi ma shumë se ditën,
m’bani me vuejt.
Bota ku më çoi ish pa hanë.
Anjezë moj tingull i zymtë zânit,
si nuk të ndali fryma
kur s’mujte me e përpi vranësinën tande?
Të ruej prapë sonte në atë kopësht qorr
ku muret ta thërrasin britmën
pikturat të lanë pa bojë
e aparati fals t’shkrep krisje zemrash.
Vij vërdallë me ta gjetë nji monstër tjetër,
mënyra jote e të dashtunit mund edhe djallin.
Moti nuk kam ndi urrejtje kështu,
gjithçka mundem me të thirr,
edhe e krisun veç njeri jo!!!
Endu në hapësinë tash,
helmi që ke mbrendë e bani punën e vet.
E di, nuk të mbërrijnë fjalët e mia,
kërkoj aty ku nuk guxojnë.
Kurrë s’kam me të fal
se ëngjëlli që i bjen kresë me grushta
qesh me gjithçka tonën.
E mu më vret vetja mandej.
*Marrë shkas prej dhunës shtazarake të administratores së një kopshti privat Anjeza Shabani ndaj një fëmije 3-vjeçar