“La Gazzetta Dello Sport”: Shqiptarët sot tifozë me Italinë dhe kundër Portugalisë
E përditshmja italiane “La Gazzetta Dello Sport” i ka kushtuar kombëtares shqiptare një vend të rëndësishëm në faqet e saj si dhe në portalin e internetit.
“Shqipërisë i nevojitet një mrekulli: janë tifozë me Italinë dhe kundër Portugalisë”, është një nga artikujt e kësaj gazete që shpjegon të dy skenarët që duhet të plotësohen gjatë ditës së sotme në mënyrë që skuadra e De Biazit të arrijë të kualifikohet mes 16 ekipeve më të mira
“Rezultatet e djeshme ulin ndjeshëm shpresat e Shqipërisë për të kaluar në fazën tjetër si një prej 4 të tretave më të mira”, thekson e përditshmja sportive italiane, e cila shpjegon se për momentin, kuqezinjtë kanë gjithçka kundër falë një golavarazhi më negativ sesa ekipet e tjera.
Shqipërisë sot i duhet që në ndeshjet e orës 18 për grupin F Hungaria të mundëPortugalinë dhe Islanda të mundë ose të barazojë me Austrinë, ndërsa në ndeshjet e orës 21, Italia duhet të mundë ose të barazojë me Irlandën dhe Belgjika duhet të bëjë tënjëjtën gjë me Suedinë. Ekuacioni shumë i komplikuar.