Albspirit

Media/News/Publishing

Ludmilla Pavliçenko, snajperja më e mirë

Njihuni me snajperisten më vdekjeprurëse femër që terrorizoi ushtrinë e Hitlerit

0287f93091c96a6c4cc2c377b4d3481e

Në fillim të vitit 1941, Ludmilla Pavliçenko (Lyudmila Pavlichenko) studionte histori në Universitetin e Kievit, por brenda një viti, ajo u bë një nga snajperistet më të mira të të gjitha kohërave, me 309 vrasje të kryera, 36 prej të cilëve ishin snajperë gjermanë. Pavliçenko lindi në vitin 1916 në një qytezë të vogël në Ukrainë. Ajo përshkruhej si një vajzë rebele dhe e padisiplinuar në klasë. Në moshën 14-vjeçare, familja e Pavliçenkos ishte zhvendosur në Kiev, ku ajo punonte në një fabrikë municionesh. Si shumë të rinj në Bashkimin Sovjetik atë kohë, Pavliçenko mori pjesë në organizatën sportive paraushtarake ku mësoi armët. “Kur djali i një fqinji doli të më mburrej për aftësitë e tij për të shtënë,” thotë Pavliçenko, “doja t’i tregoja që edhe një vajzë mund ta bëjë diçka të tillë, kështu që u praktikova shumë”.

Lyudmila-Pavlichenko-2

Më 22 qershor 1941, Hitleri prishi paktin me Jozef Stalinin dhe trupat gjermane u dyndën në Bashkimin Sovjetik. Pavliçenko iu bashkua ushtrisë sovjetike për të mbrojtur atdheun e saj, por në fillim iu mohua hyrja në ushtri për shkak të gjinisë. Ajo dukej si modele, me thonj të lyer, rroba të modës dhe flokë me stil. Pavliçenko i tha rekrutuesit se kërkonte të mbante një armë dhe të luftonte. Por oficeri qeshi dhe e pyeti nëse dinte ndonjë gjë rreth armëve. Edhe pasi Pavliçenko paraqiti çertifikatën e saj si gjuajtëse, zyrtarët ende kërkonin që ajo të punonte si infermiere. “Ata nuk i merrnin vajzat në ushtri, kështu që më duhej të përdorja çdo lloj mundësie për të hyrë”, shpjegon Pavliçenko. Më vonë, Ushtria e Kuqe i bëri një audicion Pavliçenkos duke i dhënë një pushkë dhe i tregoi dy rumunë që punonin për gjermanët. Ajo i vrau dy ushtarët me lehtësi, dhe më pas u pranua në ushtri, në divizionin e 25-të.

Lyudmila Pavlichenko

Pavliçenko më pas u dërgua jashtë vendit, nëpër luftëra në Greqi e Moldavi. Në shumë pak kohë ajo u shqua si një snajperiste e frikshme, duke vrarë 179 gjermanë në 75 ditët e saj të para në luftë. Snajperët në këto beteja luftonin mes linjave të armikut, shpesh larg nga ushtarët e tyre. Ishte shumë e rrezikshme dhe punë që duhej kujdes, pasi asaj i duhej të qëndronte ulur në një vend të caktuar për orë të tëra, dhe mos të diktohej nga snajperët armiq. Pasi vuri emër në Odesa dhe Moldavi, Pavliçenko u dërgua në Krime për të marrë pjesë në betejën e Sevatopolit. Reputacioni i saj u rrit pas detyrave të rrezikshme që ndërmori, shpesh duke u përballur dhe tek-e-tek me snajperë të tjerë. Sipas raportimeve, ajo ka dueluar dhe ka vrarë 36 snajperë të tjerë, shumica e të cilëve ishin fshehur mirë.
“Ajo ka qenë një eksperiencat më të vështira të jetës sime”, tha Pavlichenko. Ajo shpenzoi 8 muaj duke luftuar në Stevastopol, ku u falenderua dhe promovua nga Ushtria e Kuqe. Në disa raste, mbeti e plagosur nga predhat gjermane. Pavliçenko ishte bërë një figurë e njohur në luftë, si protagonist e propagandës së brendshme të Ushtrisë së Kuqe, dhe goditjen e ushtarëve gjermane në të gjithë frontin lindor. Gjermanët gjithashtu i ofruan komoditet që të bashkohej me radhët ushtarake të tyre. Pavliçenko u bë një instruktore snajperi dhe shumë shpejt ishte e ftuar në Shtëpinë e Bardhë. Ajo u bë e para ushtarake sovjetike që vizitoi Shtëpinë e Bardhë, ku u takua me Presidentin e asokohe Frenklin Rusvelt dhe Zonjën e Parë Eleonor Rusvelt.

Pavliçenko me Zonjën e Parë Eleonor Rusvelt

Pavliçenko u zemërua me mediat amerikane për mënyrën seksiste se si ata e pyetën rreth luftës. Pamja dhe veshja e saj kritikoheshin. Kur e pyetën nëse vendoste make-up kur luftonte ajo u përgjigj: “Nuk ekziston ndonjë rregull që e kundërshton këtë gjë, por kush ka kohë të mendojë për një hundë të shndritshme gjatë kohës që lufton”. “Unë e vishja uniformën time me nder. Kishte Urdhrin e Leninit mbi të. Mbulohej me gjak nga betejat. Është e qartë se për femrat e amerikane është e rëndësishme të veshin të brendshme mëndafshi nën uniformat e tyre”, tha ajo për revistën TIME në vitin 1942. Pavliçenko ishte një nga dy mijë snajperistet femra që luftuan për Ushtrinë e Kuqe gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe një nga 500 që mbijetuan. af535d1fa5fea85dca81602fe34c78ba

309 vrasjet e saj e rendisin atë në pesëshen e parë të snajperisteve të të gjitha kohërave. Pas luftës Pavliçenko u rikthyer për të marrë diplomën e masterit në Kiev. Në prill të këtij viti, historia e Pavliçenkos u përjetësua me filmin e quajtur “Beteja në Sevastopol” në Rusi dhe “E pathyeshmja” në Ukrainë. /Businessinsider/

Please follow and like us: