Albspirit

Media/News/Publishing

Mali i Zi në NATO, deputeti shqiptar: Tirana të mos lejojë anëtarësimin

Mali i Zi në NATO, deputeti shqiptar: Tirana të mos lejojë anëtarësimin

Deputeti i Partisë Alternativa Shqiptare, Nik Gjeloshaj ka reaguar ashpër ndaj publikimit që ka bërë kohët e fundit Akedemia e Shkencës dhe Arteve në Mal të Zi, ku shqiptarët parqiten si njerëz agresorë dhe të huaj.

Lidhur me këtë çështje, që për shqiptarët në Mal të Zi është shumë shqetësuese, Gjeloshaj ka kërkuar që Tirana zyrtare t’i bëjë presion qeverisë malazeze duke shtyre votimin e ratifikimit të Malit të Zi në NATO, votim i cili pritet të bëhet ditën e enjte.

Për këtë, ai ka bërë me dije se u ka dërguar letër gjithë deputetëve shqiptarë dhe është shprehur se është e papranueshme se si Akademia i prezanton shqiptarët, në veçanti myslimanët.

Gjeloshaj ka kërkuar që Shqipëria të tregohet aktive në këtë çështje dhe ka paralajmëruar se faktori politik shqiptar do vazhdojë të përshkallëzojë veprimet.

Please follow and like us: