Albspirit

Media/News/Publishing

MIMOZA HAJDARMATAJ/ Anjeza, portreti i gdhendur i Qeverisë

mimoza hajdarmataj vogel

Mimoza Hajdarmataj

“Anjeza” është Qeveria… të rreh, të kërcënon, të burgos, pastaj në prag fushate të puth.
“Anjeza” janë tatimet dhe doganat, që rrahin e fshikullojnë fort mijëra biznese të vogla, që mbajnë me bukën e gojës familjet, deri në mbylljen e tyre.
“Anjeza” është Parlamenti, e pse jo edhe kolegët e mi deputet, burra e gra, të cilët përdorin fëmijët për retorikë e selfi me buzëqeshjen dhe refuzojnë me heshtje, për dhunën që godet fëmijë e merr jetë grash.
Por sot Anjezën e vërtetë e pashë te fytyra e mësueses ministre , që dhunoi me prepotencë e mllef gazetaren, në pritje të një përgjigjeje për kopshtet e çerdhet ku rriten fëmijët tanë.
(Harroi gazetarja se ministria e edukon dhe arsimon të bijën në një vend pa dhunë e pa krizë).
Kjo pra është Qeveria jonë, me portretin e gdhendur të Anjezës që rreh dhee… shoqëria e prindërit që po “shpërthejnë nga revolta”, dhimbshëm, ama vetëm kabllot e Internetit.
Shqiptarë!
Mali që s’bzan , nuk është më mal por moçalishte!!
Dhuna do të na vrasë çdo ditë edhe më fort, kur revolta mbytet vetëm me statuse në fb e video në tv…

Please follow and like us: