Albspirit

Media/News/Publishing

Në pritje të ndërtimit te “Teatrit te ri”, godina shtetërore shfrytëzohet për parkim

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=iJmag9m9tw8?feature=oembed]Objekti që është premtuar për tu shndërruar në një qendër multifunksionale artistike, e pagëzuar si “Skena e re”, është kthyer në një vend parkimi. Kjo pronë shtetërore në varësi të Ministrisë së Kulturës shfrytëzohet nga qytetarët për të parkuar mjetet e tyre. Dhe kjo bëhet kundrejt një pagese të cilën e vjel një roje në hyrje të parkimit.

Jo vetëm ky vjelës i pagesës së parkimit që nuk mban një uniformë identifikuese, por në asnjë kënd të ish-Laboratorit Hidraulik, nuk ekziston tabela që tregon se ky është një parkim i ligjshëm.

Televizioni Klan u interesua në Ministrinë e Kulturës mbi këtë parkim dhe iu tha se hapësirat jashtë godinës, që nuk janë në varësi të saj, janë shfrytëzuar gjithnjë për parkim.

Por pamjet tregojnë një tjetër realitet, parkimi është zgjeruar deri në brendësi të pronës shtetërore, në pjesën e pasme aty ku dikur kryheshin provat për hidrocentrale.

Procesi i çmontimit dhe pastrimit të godinës që do të shërbejë edhe si shtëpia e përkohshme e Teatrit Kombëtar, pasi ky i fundit ti nënshtrohet rikonstruksionit të premtuar nga Ministria e Kulturës është mbyllur.

Ndërtimi i “Skena e Re” ka hyrë në fazën e zhvillimit të procedurës së prokurimit për përzgjedhjen e shoqërisë zbatuese të projektit.

 

Please follow and like us: