PËR PAGAT SIPAS GRADAVE PËR PUNONJËSIT, OFICERË DHE NËNOFICERË, TË GARDËS SË RSH
V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.561, DATË 16.8.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PAGAT SIPAS GRADAVE PËR PUNONJËSIT, OFICERË DHE NËNOFICERË, TË GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, të nenit 34, të ligjit nr.8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lidhja nr.1, “Niveli i pagës për gradë, sipas roleve për punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë”, bashkëlidhur vendimit nr.561, datë 16.8.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2016, në buxhetin e Gardës së Republikës së Shqipërisë.
3. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 qershor 2016.
Please follow and like us: